RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

25 dronë të interceptuar gjatë natës nga sistemet mbrojtëse të Arabisë Saudite

25-drone-te-interceptuar-gjate-nates-nga-sistemet-mbrojtese-te-arabise-saudite

Arabia Saudite njoftoi të dielën se 25 sulme me dronë u interceptuan gjatë natës nga sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, transmeton Anadolu.

Ministria saudite e Mbrojtjes, në një deklaratë, dha informacion lidhur me sulmet që kishin në shënjestër vendin.

Në deklaratë thuhet se 25 dronë që hynë në hapësirën ajrore të vendit që nga nata e së shtunës u “shkatërruan” nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Nuk u dhanë detaje për vendin nga ku janë nisur dronët apo nëse sulmi i tentuar ka shkaktuar dëme ose viktima.

Që nga 28 shkurti, Teherani po kryen sulme me raketa dhe dronë kundër bazave amerikane dhe lokacioneve strategjike në vendet arabe, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të kryera nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj Iranit.

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) njoftoi më parë se ka kryer një sulm ndaj bazës ajrore “Prince Sultan” në qytetin Al-Kharj, që ndodhet në lindje të Arabisë Saudite, ku janë të stacionuara forca amerikane.

Related posts

Banka Botërore alarmon për katastrofë urie në Rripin e Gazës

admin

Re’zistenca pa’lestineze pretendon një seri su’lmesh ndaj ush’trisë iz’raelite

admin

OKB: Këtë vit 400 mijë emigrantë mund të kalojnë hendekun Darien midis Kolumbisë dhe Panamasë

admin