RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

250 euro në muaj për adoptimim e 5 qenve endacakë

250-euro-ne-muaj-per-adoptimim-e-5-qenve-endacake

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do t’i subvencionoj me nga 50 Euro të gjithë qytetarët që dëshirojnë të adoptojnë një qen endacak, raporton teve1.info

Sipas komunikatës për medie të Komunës, qytetarët mund t’i marrin deri në pesë qenë.

“Komuna po ashtu është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenve endacak, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i Kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti, thuhet në njoftim.

“Do t’i subvencionojmë edhe qytetarët që janë të interesuar të adoptojnë qentë. Një person që e merr një qen do të subvencionohet me 50 euro në muaj. Qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qenë” ka deklaruar drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica”, thuhet në komunikatë.

Kryeqyteti është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qenve endacak, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro.

Related posts

Kuvendi i RMV-së me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues

RTI

OKB: Në Derna të Libisë ku ndodhën përmbytjet janë zhvendosur 30 mijë persona

rezart morina

PDIU kërkon heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë

admin