RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

250 mijë euro ar u vodhën nga grabitësit në Suharekë

250-mije-euro-ar-u-vodhen-nga-grabitesit-ne-suhareke

250 mijë euro është vlera e arit të vjedhur nga grabitësit në argjendarinë “Diakos”, sot në Suharekë.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net prokurorja Ervehe Gashi.

Gashi ka thënë se ende nuk ka informata për katër të dyshuarit, të cilët po vazhdojnë të jenë në arrati.

Ndryshe sot pak para orës 16:00 është grabitur argjendaria “Diakos” në qytetin e Suharekës.

Katër persona të maskuar gjatë aktit kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri me policinë. Si pasojë një polic është plagosur, por ai është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu edhe një polic tjetër është lënduar.

Katër të dyshuarit janë në arrati. Ata janë larguar me një veturë me targa të huaja. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Sot rreth ores 15:45 është marrë informatë së në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.

Pas krejt asaj që ndodhi ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Ai tha se organet e rendit po e bëjnë punën e tyre dhe ftoi qytetarët për qetësi.

Related posts

Qindra persona përkujtojnë ushtarin amerikan që i vuri flakën vetes para ambasadës izraelite

admin6

NATO do të dërgojë 1000 kontejnerë strehimi në Turqi

admin

OBSH: Vetëm 10 nga 36 spitalet në Gaza ofrojnë pjesërisht shërbim

admin