RTV AHIRETI
Lajme

26 nxënës nga Lubizhda e Prizrenit e bënë Hatme Kur’anin

26-nxenes-nga-lubizhda-e-prizrenit-e-bene-hatme-kur’anin

Në prag të muajit të Ramazanit Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit- Xhamia e Re në Lubizhdë, organizoi program festiv dhe ceremoni solemne me rastin e mbarimit të Hatmes, nga 26 nxënës.

Imami i xhamisë, Amir Ademi falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryeimami Orhan Bislimaj, i cili në ligjëratën e tij të rastit e vlerësoi lartë angazhimin e imamit të fshatit, si dhe i përgëzoi prindërit për vetëdijen e tyre të lartë në motivimin e fëmijëve.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i fshatit, Nehat Vehapi

Në fund, Këshilli i BI-së iu shpërndau nxënësve nga një çertifikatë për mbarimin e mektebit, si dhe nga një dhuratë modeste.

Related posts

Mali i Zi në rrugë më të shpejtë të anëtarësimit në BE, Serbia mbetet mbrapa

Muhamet Ramadani

Shefi i ndihmës i OKB-së udhëton në Turqi për bisedimet e marrëveshjes së drithërave

Muhamet Ramadani

Franca i dorëzon ushtrisë libaneze 39 mjete të blinduara

Hevzi