RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

27 vjet nga masakra e Krushës, dhjetëra banorë ende të zhdukur

27-vjet-nga-masakra-e-krushes,-dhjetera-banore-ende-te-zhdukur

27 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga ky akt gjenocidal.

Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.

Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat.

Related posts

Të shtëna me armë zjarri në Itali, vriten dy persona. Autori dorëzohet në polici. Ja çfarë dyshohet

admin

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak në Liban, nevojitet zgjidhje përmes dialogut

admin

BE kritikon Serbinë: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Muhamet Ramadani