RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

3 të vrarë dhe 10 të plagosur nga një sulm në kampin Nuseirat në Gaza

3-te-vrare-dhe-10-te-plagosur-nga-nje-sulm-ne-kampin-nuseirat-ne-gaza

Tre persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror që shënjestroi një automjet në kampin e refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas burimeve mjekësore nga Spitali Al-Awda në Nuseirat, viktimat dhe të plagosurit janë dërguar në spital pas goditjes direkte të automjetit nga një mjet ajror pa pilot.

Më herët gjatë ditës, një tjetër person u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të ngjashëm në qytetin e Gazës, pasi u godit një grup qytetarësh pranë zonës së urës Sheikh Radwan.

Sulmet vijnë në kuadër të vazhdimit të bombardimeve izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, duke rritur numrin e viktimave dhe duke përkeqësuar situatën humanitare në terren. /mesazhi

Related posts

Trump nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Venezuelë

admin

Grafitet kundër Kosovës, ekspertët: Luftë speciale e Serbisë

Muhamet Ramadani

AUV bllokon dhe nis asgjësimin e qumështit për foshnje “Nidina Optipro 1” pas njoftimit nga RASFF

RTI