RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një ushtar turk dhe dy teknikë të ASELSAN-it midis shtatë të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Katar

nje-ushtar-turk-dhe-dy-teknike-te-aselsan-it-midis-shtate-te-vdekurve-nga-rrezimi-i-helikopterit-ne-katar

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi sot se një anëtar i Forcave të Armatosura Turke dhe dy teknikë të kompanisë së mbrojtjes ASELSAN ishin ndër shtatë personat që humbën jetën në një aksident helikopteri në Katar, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se aktivitetet e bashkëpunimit dhe koordinimit ushtarak midis Turqisë dhe Katarit vazhdojnë pa ndërprerje si pjesë e marrëveshjeve dhe planeve ekzistuese.

Deklarata shpjegoi se një helikopter i Forcave të Armatosura të Katarit, që po kryente aktivitete stërvitore nën Komandën e Përbashkët të Forcave Turko-Katariote, u rrëzua në det të premten në mbrëmje për shkak të një defekti teknik, sipas gjetjeve fillestare.

“Me nisjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, janë gjetur rrënojat e helikopterit dhe trupat e dëshmorëve tanë. Në aksident ranë dëshmorë katër persona nga Forcat e Armatosura të Katarit, një anëtar i Forcave të Armatosura Turke dhe dy teknikë të ASELSAN-it”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu shtohet se shkaku i saktë i aksidentit do të përcaktohet pas një hetimi nga autoritetet katariote.

“Urojmë mëshirën e Allahut për të gjithë dëshmorët tanë që humbën jetën në këtë aksident tragjik, durim familjeve të tyre dhe u shprehim ngushëllime Forcave të Armatosura Turke, Forcave të Armatosura të Katarit, ASELSAN-it, kombit turk dhe popullit vëllazëror të Katarit”, tha ministria.

Related posts

Kurti tregon 4 hapat që Kosova është e gatshme t’i pranojë dhe ato që duhet bërë Serbia

Muhamet Ramadani

Shtesat për fëmijë, hapet aplikimi për të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2012

admin

Vihet nën kontroll zjarri në Marmaris të Turqisë

admin