RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

385 qytetarë të prekur nga rriqrat, në Malishevë

385-qytetare-te-prekur-nga-rriqrat,-ne-malisheve

385 persona janë pickuar nga rriqrat në Malishevë, sipas raportit pesëmujor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media, ku mes të tjerash thuhet se asnjë nga të pickuarit nuk është i hospitalizuar.

Sipas komunës, meritë e menaxhimit të mirë të situatës është puna e ekipeve mjekësore si dhe sektorëve të bujqësisë dhe emergjencave.

“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjërata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave dhe kjo padyshim ka ndikuar në informimin e tyre. Po ashtu angazhim në këtë drejtim kanë dhënë edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave të cilët dolën në terrene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike. Këta janë faktorë që mbrojtën banorët që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave. Këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situata me ethet hemorragjike nga rriqrat nuk është tejkaluar tërësisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat, sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fusha”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Related posts

Aksident i rëndë në Istog, një i vdekur dhe nëntë të lënduar

rezart morina

Zelanda e Re do ndalojë shitjen e cigareve për ata që kanë lindur pas vitit 2009

admin

Forcat iz’raelite shkatërruan një shtëpi dhe fermë pa’lestineze në Bregun Perëndimor

RTI