RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident i rëndë në Istog, një i vdekur dhe nëntë të lënduar

aksident-i-rende-ne-istog,-nje-i-vdekur-dhe-nente-te-lenduar

Një person ka mbetur i vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sonte rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut.

Rastin për teve1.info e e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor e si pasojë një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Një person ka humbur jetën, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës dhe nëntë persona të tjerë janë të lënduar”, tha Gashi.

Teksa tha se në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë Policia e Kosovës.

Related posts

Vrasja e liderit të Hamasit, Irani: Ismail Haniyeh u qëllua me një raketë me rreze të shkurtër veprimi! Sulmi u krye nga regjimi sionist dhe u mbështet nga…

admin

Stoltenberg: 93 trupa të KFOR-it u lënduan nga dhuna në veri

Muhamet Ramadani

Qytetarët po aplikojnë për viza me dokumente false, Policia apelon për kujdes

Muhamet Ramadani