RTV AHIRETI
Shëndetësi

4 justifikimet më të shpeshta që përdorin prindërit që s’duan të vaksionojnë fëmijët

4-justifikimet-me-te-shpeshta-qe-perdorin-prinderit-qe-s’duan-te-vaksionojne-femijet

Claire McCarthy, mjekja pediatre në “Boston children’s hospital si edhe “Harvard Medical School” dhe njekohësisht edhe autorja e shumë informacioneve të shkruara në portalin Huffingtonpost, është shprehur se shikon shumë prindër të marrin vendime të ndryshme në lidhje me imunizimin e fëmijës së tyre. Duke shprehur se ata kanë të drejtën të vendosin për fëmijën e tyre, thekson disa nga justifikimet më të shpeshta që përdoren nga prindërit në lidhje me këtë refuzim.

• Këto sëmundje nuk janë edhe aq të rënda.
Sigurisht që sëmundja mund të mos shfaqë simptoma serioze, por nuk mund të anashkalojmë edhe komplikacionet si: dëmtimet në tru, vdekje e fëmijës etj.

• Vaksinat shkaktojnë autizëm.
Sikur ta dinte një njeri me siguri se çfarë e shkakton autizmin! Deri në ditët e sotme mjekësia e bën lidhjen me faktorin gjenetik apo atë mjedisor, kështu që mos u mbështesni tek kjo teori absurde për të justifikuar mosvaksinimin e fëmijës.

• Kanë efekte anësore.
Cili medikament nuk e ka? Edhe nëse ndodh kështu efektet janë të lehta dhe largohen shpejt.

• Shteti dhe kompanitë prodhuese na fshehin diçka në lidhje me këtë “biznes” fitimprurës.
Nuk mund të them se i besoj plotësisht qeveritarëve apo kompanive farmaceutike, por mund të them se në prodhimin e vaksinave kanë marrë pjesë një numër shumë i madh punëtorësh shëndeti, doktorë, shkencëtarë, infermiere etj, pra duket se sekreti do të ishte e pamundur të vazhdonte të qëndronte i tillë.

Related posts

Uji i rrushit të thatë për të pastruar mëlçinë, si ta përgatisni

Hevzi

Varësia nga telefonat inteligjentë sjell një mirëqenie të keqe psikologjike

admin

Shkencëtarët zbulojnë vaksinën që “zgjon” sistemin imunitar kundër tumoreve

admin