RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çfarë duhet të hash që të mos kesh vapë, ushqimet që të mbajnë freskët në verë

cfare-duhet-te-hash-qe-te-mos-kesh-vape,-ushqimet-qe-te-mbajne-fresket-ne-vere

Javët e ardhshme, temperaturat mund të rriten edhe më shumë dhe, siç dihet, koha e nxehtë ka edhe të metat e saj. I nxehti i tepërt mund të jetë një shqetësim i vërtetë për trupin e njeriut, duke pasur parasysh se shkakton nervozizëm, probleme me gjumin, lodhje nga mungesa e përqendrimit dhe mjaft të tjera.

Megjithatë, me një kombinim të mirë të ushqimeve dhe lëngjeve, gjatë kësaj periudhe të nxehtë mund ta kesh më të lehtë për të luftuar temperaturat e larta.

Ushqimet që konsumon gjatë ditës luajnë një rol shumë të rëndësishëm për ta mbajtur trupin të freskët. Ja cilat janë disa ushqime që duhet t’i konsumosh çdo ditë.

Kos frutash: Është kombinimi ideal i mëngjesit, në një mot të të nxehtë. Frutat, të cilat kanë përmbajtje të lartë uji, të ndihmojë që të mbash trupin të hidratuar. Sa më të hidratuar ta kesh trupin gjatë ditës, aq më të freskët e ndien veten. Nga ana tjetër, edhe kosi është i pasur me një bakter Lactobacillus acidophilus, i cili mbron trupin nga helmimet, gjë që ndodh rëndom në rastet e temperaturave të larta, atëherë kur ushqimi është vështirë të ruhet gjithmonë i freskët.

Related posts

Çfarë i ndodh trupit të njerëzve që shmangin vaktin e mëngjesit?

admin

8 shenja që tregojnë se keni mungesë vitaminash

admin

Ushqimet që ndihmojnë më së miri në trajtimin e ftohjes

admin