RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

4-shtetase-kineze-arrestohen-ne-durres-per-prostitucion

Katër shtetase kineze janë vënë në pranga nga Policia e Shqipërisë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” në zonën e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet treguan se gratë ushtronin aktivitetin në dy ambiente të marra me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit, të përshtatura për prostitucion.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 17”, i zhvilluar për katër javë me metoda speciale hetimore, u arrestuan në flagrancë: X. Ch., 48 vjeçe, J. L., 36 vjeçe, Y. L., 48 vjeçe dhe L. Sh., 53 vjeçe, të gjitha shtetase kineze.

Gjithashtu, në gjendje të lirë u proceduan për të njëjtën vepër penale edhe katër shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.

Si prova materiale, Policia sekuestronte katër pasaporta dhe një shumë parash.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Related posts

Emigracioni çështje kryesore në takimin e lartë tripalësh SHBA-Meksikë-Kanada

admin

Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

admin

Greqi, gati 3 milionë hektarë të djegura nga zjarret në 20 vitet e fundit

admin