RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja vlerëson se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë

be-ja-vlereson-se-situata-ne-veri-te-kosoves-vazhdon-te-jete-e-brishte

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë.

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali, të martën në konferencë për media, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë treguar se sa e rëndësishme është të arrihet normalizimi i marrëdhënieve.

“Ne kemi mirëpritur eskalimin e tensioneve dhe largimin e barrikadave. BE-ja ka luajtur rol aktiv në arritjen e kësaj, në koordinim me SHBA-në dhe KFOR-in. Situatat vazhdon të mbetet e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të frenohen e ta ruajnë qetësinë. T’i evitojnë veprimet që kanë potencial për të kthyer përshkallëzimin apo dhunën. EULEX-i vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është të bëhet progres i vërtetë dhe i pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Massrali.

Ajo ka shtuar se BE-ja pret implementimin e gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash në dialog.

“Duke filluar me kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. BE-ja do të vazhdojë me të dyja palët në këtë drejtim”, tha Massrali.

Related posts

Sudani refuzon të marrë pjesë në bisedimet rajonale të paqes

admin

Shtohen shërbimet inteligjente në Qabe

Muhamet Ramadani

Ministri britanik i mbrojtjes paralajmëron për “epokë të re kërcënimesh”

Muhamet Ramadani