RTV AHIRETI
Shëndetësi

4 ushqime që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarkete

4-ushqime-qe-nuk-duhet-t’i-blini-kurre-ne-supermarkete

Ushqimi i mirë, i freskët nuk duhet të kënaq vetëm shqisat e të shijuarit, por njëherësh duhet të jetë garanci për standardet e vlerave ushqimore, ato të ruajtes së produkteve, mënyrës së shitjes, etj. Fruta të prera, qumësht i papasterizuar, ushqime që serviren në supermakete pa garancinë e sigurisë ushqimore, mund të jenë burim kontaminimi dhe kërcënim për shëndetin e konsumatorëve, pasi mund të jenë të mbushura me baktere si salmonela apo E. coli. Ekspertët e sigurisë ushqimore flasin për katër produktet që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarkete dhe ja arsyet pse:

Qumësht i papasterizuar

I njohur si qumështi i papërpunuar, kjo do të thotë që ky produkt nuk ka kaluar në një proces ngrohjeje që vret patogjenët, zgjat jetëgjatësinë dhe e bën pijen më të sigurt për konsum. Si rezultat, qumështi i papërpunuar mund të mbushet me mikrobe të dëmshme si salmonela, E. Coli apo listeria që janë burim sëmundjeje.

Produkte që kanë mbirë

Sipas ekspertëve, nuk duhet të qëndroni larg perimeve ( panxhari apo lakra), por ka disa syresh prej tyre që mund të lëshojnë filiza, pra të mbijnë edhe gjatë qëndrimit në supermarket. Ky ushqim mund të jetë burim i baktereve të dëmshme si E. coli dhe salmonela, ndaj është e rëndësishme që t’i lani para se t’i konsumoni. Mundësia që kontaminimi të ndodh nuk është aq i madh, por është më shumë një rrezik i moderuar, ndaj ekspertët sugjerojnë shmangien e blerjes së tyre në markete.

Ushqime të prera

“Nëse do të hani produkte të prera paraprakisht, keni të njëjtin rrezik helmimi si me të gjitha ushqimet e tjera,” tha kimisti Dr. Bryan Quoc Le. Kjo sepse ju nuk e dini se çfarë ka bërë shitësi pas banakut gjatë prerjes së ushqimeve dhe çfarë praktikash zbaton. Ushqimi i paketuar, sipas ligjit, duhet të kalojë nëpër një proces të rreptë, por ushqimi që shitet i hapur dhe i prerë paraprakisht është shumë i rrezikshëm. Ekspertët thonë që gjithçka duhet të lahet përpara konsumit dhe të ruhet në frigorifer për të garantuar standardet e sigurisë.

Ushqime të nxehta

Kur bëhet fjalë për vende ku shitet apo shërbehet ushqim i nxehtë, ekspertët priren të shikojnë kushtet se ku ruhet ushqimi i përgatitur mbi atë që ofrohet në të vërtetë. Rregulli numër një: I gjithë ushqimi duhet të mbahet në një temperaturë normale për të eliminuar mundësinë e kontaminimit. Një detaj tjetër që duhet konsideruar është edhe vendi, ku ekspertët sigurohen që xhami ku shërbehet është i pastër dhe shmang kontaktin direkt me blerësit, që mund të kolliten apo teshtijnë para pjatave.

Related posts

Pse duhet të hani rrush të thatë?

admin

Pse është mirë të konsumoni boronica të kuqe?

admin

Përdorimi i celularit shton rrezikun e tumorit në kokë

admin