RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nga sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

nga-sot-nis-vaksinimi-kunder-gripit-sezonal-ne-kosove

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se sot do të fillojë vaksinimi kundër gripit.

Në njoftim thuhet se fillimisht duhet të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.

“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit. Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Tutje, IKSHPK njofton se vaksina kundër Human Papilloma Virusit, vaksina kundër Pneumokokut dhe vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit 2023/2024 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të parandaluar sëmundjen, derisa shtojnë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.

Related posts

Pse disa viruse nuk zhduken kurrë nga trupi: Studimi i ri jep përgjigje

RTI

Këto janë shenjat që tregojnë se keni probleme me mëlçinë

admin

Doni të qani dhe s’qani dot? Ja pse

Muhamet Ramadani