Rreth 40,000 besimtarë morën pjesë në namazin e xhumasë në xhaminë Aksa në Jerusalemin e pushtuar.
Departamenti i Vakëfit Islamik në Jerusalemin e pushtuar vlerësoi se rreth 40,000 besimtarë kryen lutjet e së Premtes në Aksa mes kufizimeve të rrepta izraelite.
Burimet lokale thanë se forcat izraelite u vendosën në rrugët e qytetit dhe në afërsi të Xhamisë Aksa, ku kontrolluan kartat e identitetit të besimtarëve.
Më herët sot, dhjetëra mijëra kolonë hebrenj kryen rituale dhe lutje talmudike në Murin e Burakut, murin perëndimor të xhamisë Aksa, duke festuar fillimin e sezonit të festave hebraike. /mesazhi