RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

46 paketime të mbushura me kokainë, arrestohen tre persona në Fushë-Kosovë

46-paketime-te-mbushura-me-kokaine,-arrestohen-tre-persona-ne-fushe-kosove

Gjatë ditës së shtunë, Policia e Kosovës ka kryer operacione kundër drogës në regjionin e Prishtinës, konkretisht në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Si rezultat i kësaj, kanë arritur të arrestohen tre persona të dyshuar se janë marrë me drogë shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Një 31-vjeçari me inicialet R.H., policia i ka gjetur substancë anarkike të llojit kokainë me peshë 0.5 gram.

“Në vazhdimësi të operacionit rreth orës 20:40 është ndaluar vetura e tipit Fiat ngjyrë hiri, të cilën e drejtonte personi me inicialet (R.F. viti i lindjes 1996) dhe pasagjer në veturë ishin edhe personat me iniciale (E.F. dhe F.K.), ku gjatë kontrollimit të tyre tek i dyshuari (R.F:) janë gjetur tri (3) qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1.6 gram”, thuhet në komunikatë të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, operacioni ka vazhduar edhe në banesën e një të dyshuari, ku si dëshmi i janë gjetur:

46 paketime të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të gatshme për shitje me peshë të përgjithshme 23.3 gram;
1 peshore e vogël digjitale që shërben për matje në sasi të vogla;
Para të gatshme në valuta te ndryshme me vlerë prej (730 euro) që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikeve;
2 telefona celular.
Ndërkaq, është bërë e ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë njësia K-9 dhe njësia e Forenzikes Regjionale-Prishtinë, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive/provave të gjetura materiale.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, për procedura të mëtejme ligjore.

“Vlen të potencohet se i dyshuari me iniciale F.K., (1991) pas verifikimit në data bazën e Policisë figuronte se ka urdhër arrest me vuajtje të dënimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Hetime të tjera lidhur me rastin janë duke vazhduar nga antidroga e Policisë në bashkërendim me Prokurorinë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Related posts

Biden: SHBA-ja e gatshme të dërgojë mjete shtesë ushtarake në rajon për të ndihmuar Izraelin

admin

Operacioni policor “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, një tjetër për krime kibernetike

Irfan Jahiu

Trump firmos “Bordin e Paqes”: Këtu janë të gjithë liderët që dua! Zakonisht ka dhe 2-3 që nuk i dua, por këtu i pëlqej të gjithë

admin