RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

51 vende kërkojnë nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së të ndihmojë në dhënien e ndihmës Palestinës

51-vende-kerkojne-nga-mbikeqyresi-berthamor-i-okb-se-te-ndihmoje-ne-dhenien-e-ndihmes-palestines

51 vende kanë deklaruar se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) mund të luajë rol në ofrimin e ndihmës urgjente dhe afatgjate për Shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët, këto vende, përfshirë Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Italinë dhe Kinën, thanë se IAEA-ja është një organ i autorizuar që mund të luajë një rol të rëndësishëm në ofrimin e ndihmës urgjente dhe afatgjate për Shtetin e Palestinës për të ndihmuar në lehtësimin e gjendjes humanitare në Rripin e Gazës.

Deklarata e përbashkët u lexua me zë të lartë gjatë takimit të Bordit të Guvernatorëve nga Levent Eler, përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në zyrën e OKB-së në Vjenë.

Sipas deklaratës, IAEA mund të kontribuojë në adresimin e nevojave të Shtetit të Palestinës në fusha të tilla si mjekësia bërthamore, testimi jo-shkatërrues, si dhe në vlerësimin e ndotjes së tokës, ajrit dhe ujit.

Vendet gjithashtu përshëndetën marrëveshjen e fundit të armëpushimit në Gaza dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjen.

Deklarata shprehu shqetësim të thellë për kushtet humanitare në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza, si dhe kujtoi se sasia e ndihmës humanitare që hyn në Gaza mbetet “ndjeshëm nën” atë që ishte rëndë dakord sipas armëpushimit.

Related posts

Tajvan, 52 persona akoma të zhdukur pas tërmetit të fuqishëm

Muhamet Ramadani

Sadiq Khan triumfon sërish, fiton mandatin e tretë si kryebashkiak i Londrës

admin

Pas dekadash, Fauci largohet nga qeveria Biden

admin