RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

49 alarme për bomba nëpër shkolla dhe kopshte

49-alarme-per-bomba-neper-shkolla-dhe-kopshte

Arrinë në një numër rekord numri i alarmeve për bomba në institucionet arsimore. Gjithsej në 49 shkolla të shkupit dhe Kumanovës ka pasur alarme për bomba. Në kryeqytet ka pasur alarme në 17 shkolla fillore dhe 22 të mesme, ndërsa në Kumanovë në nëntë shkolla fillore, dhe një të mesme. Përveç shkollave fillore dhe të mesme, alarm për mjet shpërhtyes ka pasur edhe në një çerdhe në komunën e Çairit. Në të gjitha objektet janë kryer kontrollimet dhe është konstatur që bëhet fjalë për alarme të rrejshme, njësoj sikur edhe alarmet e ditëve të kaluara.

Edhe pse kaluar më shumë se një muaj që prej kërcënimeve të para për mjete shpërthyese, dhe pa asnjë epilog, presidenti i vendit Stevo Pendarovski nuk e sheh të arsyeshme që të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Sipas të parit të shtetit, të gjitha organet kompetente janë maksimalisht të anagazhuara dhe nuk lënë asnjë mundësi që dikush të vendos mjetë shpërthyese në shkolla.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme. Deri më tani, nuk ka nevojë të ngrihet në një nivel të tillë. Nga ajo që di unë, autoritetet janë aktiv në lidhje me këto kërcënime. Janë dy aspekte – e drejta penale për shkak të stresit, panikut, frikës që shkaktojnë te fëmijët, prindërit, te të gjithë ne dhe kjo çështje shqyrtohet nga organet kompetente. Megjithatë, këto janë IP adresa që vijnë kryesisht nga jashtë dhe vështir të arritura. Të gjitha organet kompetente janë të angazhuar maksimalisht dhe nuk lejojnë që dikush të vendosë mjet shpërthyes në shkollat tona”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përsëriti edhe një herë se janë duke punuar për zbardhjen e këtyre rasteve, ndërsa njoftoi se këto ditë duhet të mbahet mbledhja e Këshillit për Koordinim të Shërbimeve Informative në vend, në të cilën do të diskutohet për raportimet për vendosjen e mjeteve shpërthyese, në shkolla dhe objekte të tjera që kanë ndodhur në përiudhën e kaluar dhe në vazhdimësi.

“Sërish kemi marr kërcënime në adresat elektronike të disa shkollave në Shkup dhe Kumanovë. Ka një shtab të përhershëm që merret në mënyrë aktive me këtë çështje, me të gjitha këto alarme. Atje ku ka mundësi që të vërtetohet i vërtetojmë, ashtu ishte rasti me Shkupin, jemi afër që të zgjidhim këtë rast në Kavadar. Mesazhet me alarme për bomba vijnë nga mijëra adresa për shkak të përdorimit të të ashtuquajturave adresa virtuale. Policia është duke bashkëpunuar me të gjithë faktorët ndërkombëtarë për zbardhjen e rasteve”.

Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE kërkojnë që të mblidhet urgjentisht Komisioni për Mbrojte dhe Siguri në Kuvend. Ata ftojnë ministrin Spasovski për llogaridhënie mbi situatën më alarmet për bomba nëpër shkolla. /shenja

Related posts

Në veri të Kosovës janë regjistruar 374 biznese, rreth 280 kanë paguar tatime

rezart morina

Japoni, rritet në 92 numri i viktimave nga tërmetet

admin

Reagon Zyra e Kryeministrit pas planeve për atentat ndaj Kurtit

admin6