RTV AHIRETI
Shëndetësi

5 gabime që bëjme me higjenën pa e ditur se janë të dëmshme

5-gabime-qe-bejme-me-higjenen-pa-e-ditur-se-jane-te-demshme

I lajmë dhëmbët gjithmonë në të njëjtin drejtim

Duke i larë në të njëjtin drejtim, ne i kushtojmë vëmendje gjithmonë zonës që lahet fillimisht. Pjesa e dhëmbëve që pastrojmë në fund nuk merr kohën e nevojshme sepse ne kemi tendencën të lodhemi nga koha e këtij procesi. Dentistët sugjerojnë të mos mbajmë të njëjtën drejtim furçe dhe të nisim gjithmonë në drejtime të ndryshme për t’i larë ato në mënyrë më efektive.

Fytyrën e lajmë gjithmonë pas aktivitetit fizik, jo para

Ekspertët thonë se është më efektive që fytyra të lahet para se të nisim aktivitetin fizik. Eshtë më mirë ta pastrojmë lëkurën nga çdo make up apo papastërti në avancë. Kështu nuk do t’ju duhet të shqetësoheni për fytyrën pas stërvitjes. Nëse doni se s’bën ta lani, të paktën mos përdorni letra të lagura për të fshirë djersën,

I prisni thonjtë kur janë të lagur

Duke qenë se zbuten, ju duken më të thjeshtë për t’u prerë, por në fakt kjo metodë sjell më shumë disavantazhe sepse thonjtë mund të ndryshojnë drejtimin dhe madje të ngjiten edhe nëpër veshje. Prisni deri sa të jenë plotësisht të thata.

Pas dushit kemi tendencën ta thajmë plotësisht trupin

Ekspertët nuk këshillojnë tharjen e plotë të trupit pas dushit. Përmes peshqirit ne heqim gjithë qelizat e vdekura që shërbejnë për të mbrojtur lëkurën. Më mirë është të presim që lëkura të thahet në mënyrë natyrale dhe pastaj të përdorim shumë lehtë një peshqir duke e tamponuar mbi trup.

Pastrojmë veshët, por harrojmë të lajmë pjesën mbrapa të tyre

Në fakt, veshi nga brenda nuk është i nevojshëm fare të pastrohet përmes kunjave të posaçme sepse dylli është lëndë e nevojshme për shëndetin e tij. Ajo çfarë ndodh të harrojmë shpesh është pjesa mbrapa e veshit që rekomandohet të lahet në mënyrë të rregullt pasi në të kundërt mund të shkaktojë aromë të pakëndshme.

Related posts

Pesë probleme shëndetësore me të cilat mund të ndihmojë uji i kripur

rezart morina

A e përmirëson e qeshura shëndetin? Ja çfarë thonë ekspertët

admin

Xhenxhefili, erëza që eliminon dhimbjet e barkut

RTI