RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

5 nga të plagosurit në Prizren transferohen në QKUK, kanë lëndime në gjoks e në qafë

5-nga-te-plagosurit-ne-prizren-transferohen-ne-qkuk,-kane-lendime-ne-gjoks-e-ne-qafe

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i granatës së dorës në Tregun e Kafshëve në Prizren.

Nga Spitali i Prizrenit, u kanë thënë mediave se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 10 persona, shkruan lajmi.net.

Pesë nga ta, janë transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtime të mëtutjeshme teksa pjesa tjetër janë liruar.

“Rreth orës 05:00 i kanë sjellë në Emergjencën e spitalit tonë. Janë dhjetë të lënduar, ku pesë prej tyre janë transferu për në QKUK dhe pesë janë liru në shtëpi”, tha mjeku kujdestar i Spitalit të Prizrenit.

Sipas detajeve të deritanishme, të plagosurit kanë marrë lëndime në gjoks dhe në qafë.

Related posts

Rusia bllokon deklaratën përfundimtare të konferencës për shqyrtimin e traktatit bërthamor

admin

Shefi i OBSH-së: Sulmi izraelit ndaj të zhvendosurve në tenda është i tmershëm

admin6

BE-ja pas zgjedhjeve në veri: Serbët të kthehen në institucione, Asociacioni të finalizohet

admin