RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Djegia e flamurit serb në Tiranë, Serbia i çon notë proteste Shqipërisë

djegia-e-flamurit-serb-ne-tirane,-serbia-i-con-note-proteste-shqiperise

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka dërguar një notë proteste në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, duke dënuar djegien e flamurit serb në Tiranë.

Më 20 nëntor në rrjetet sociale u shfaq një video ku shiheshin tifozët në Tiranë duke djegur flamurin e Serbisë në sheshin “Skënderbej”. Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Jashtme serb i dërgoi një notë proteste Ambasadës së Shqipërisë në Beograd.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në reagimin e Ministrisë serbe.

Në reagim theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, në këtë frymë, pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të atij akti, “të cilët duken qartë në videon e publikuar, si dhe do të njoftojnë institucionet e Serbisë përmes kanaleve diplomatike brenda një afati të arsyeshëm”.

Related posts

Si të merreni me populistët?! The Economist: Bizneset perëndimore po mësojnë të përshtaten me politika të paqëndrueshme elektorale në mbarë botën

admin

Fëmijëri të ndërprera dhe një brez pa baballarë

Kushtrim Guraj

Kandidat për president dhe aktivist i të drejtave civile, ndërron jetë në moshën 84-vjeçare Jesse Jackson

admin