RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

5 të vrarë nga goditjet me thikë në qendrën tregtare në Sydney

5-te-vrare-nga-goditjet-me-thike-ne-qendren-tregtare-ne-sydney

Të paktën pesë persona janë vrarë në një sulm me thikë në një qendër tregtare në Sydney, transmeton Anadolu.

Policia njoftoi se autori i dyshuar, i cili u angazhua me “rreth nëntë persona”, u qëllua për vdekje nga policia australiane.

Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës të Uellsit të Ri Jugor tha se tetë persona, përfshirë një foshnjë nëntë muajshe, janë goditur me thikë dhe janë dërguar në spitale në Sydney.

Korporata Australiane e Transmetimit njoftoi se foshnja është dërguar në Spitalin e Fëmijëve të qytetit Sydney, ndërsa viktimat e tjera u dërguan në spitale të ndryshme aty pranë.

Policia tha se shërbimet e urgjencës u thirrën në qendrën ‘Bondi Junction Westfield’ në pjesën lindore të qytetit pak para orës 16:00 me kohën lokale, pas raportimeve të disa personave të goditur me thikë.

“Një incident kritik ka nisur pas të shtënave me armë nga një mashkull në kryqëzimin Bondi”, njoftoi policia.

Pamjet e transmetuara në transmetuesit lokal treguan një numër të madh automjetesh dhe personeli të urgjencës. Policët e armatosur u panë gjithashtu duke kryer një kontroll në çatinë ku ndodhet parkingu.

Kryeministri australian Anthony Albanese, e ka quajtur goditjen masive me thikë “shkatërruese”.

Albanese tha se ai është informuar nga Policia Federale Australiane pas sulmit nga një burrë në ‘Bondi Junction Westfield’ në një pasdite të ngarkuar të së shtunës.

Në një deklaratë, kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, tha: “Jam i tmerruar kur dëgjoj për ngjarjet në Bondi Junction këtë pasdite. Dua të falënderoj Policinë e NSW-së, shërbimet e urgjencës dhe reaguesit e parë dhe komunitetin për guximin e tyre përballë këtij incidenti tronditës”.

Related posts

Sulme masive ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Maghazi

admin6

Arabia Saudite do të ndajë 100 milionë dollarë ndihmë për Sudanin

rezart morina

Parisienët protestojnë në mbështetje të palestinezëve në Gaza

admin6