RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“50 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë në skllavëri moderne”

“50-milione-njerez-ne-mbare-boten-jetojne-ne-skllaveri-moderne”

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e lidhur me Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftuan se rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë në skllavëri moderne, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti i Parashikimeve Globale për Skllavërinë Moderne i përgatitur nga ILO dhe IOM publikoi të dhëna mbi skllavërinë moderne, martesën e detyruar dhe punën e detyruar në vitin 2021.

Në raport thuhet se që nga viti 2021 rreth 50 milionë njerëz në botë jetojnë në skllavëri moderne ndërsa 28 milionë nga këta njerëz u detyruan të punojnë dhe 22 milionë të tjerë u detyruan të martohen.

Në raportin ku thuhet se numri i njerëzve në skllavëri moderne është rritur ndjeshëm në 5 vitet e fundit, theksohet se në vitin 2021 kishte 10 milionë njerëz më shumë në skllavëri moderne në krahasim me vitin 2016.

52 për qind e skllavërisë moderne është në vendet me të ardhura të mesme dhe të larta

Duke nënvizuar se skllavëria moderne shihet pothuajse në çdo vend të botës dhe nuk kufizohet në ndonjë përkatësi fetare ose etnike, raporti njoftoi se të paktën 52 për qind e rasteve të punës së detyruar dhe martesës ndodhin në vendet me të ardhura të larta të mesme dhe të larta.

Në raport është konstatuar se 86 për qind e rasteve të punës së detyruar janë hasur në sektorin privat ndërsa 14 për qind në sektorin publik.

Më tej thuhet se emigrantët janë 3 herë më të prirur ndaj punës së detyruar në krahasim me grupet tjera dhe se numri i martesave të detyruara është rritur ndjeshëm në mbarë botën. Që nga viti 2016 deri në vitin 2021 6.6 milionë njerëz janë detyruar të martohen.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë përpjekje të përbashkët

Drejtori i Përgjithshem i IOM-it, Antonio Vitorino tha se emigrantët përbëjnë një pjesë të madhe të skllavërisë moderne. “Raporti tregon se sa urgjente është të sigurohet që të gjitha migrimet të jenë të sigurta dhe të rregullta”, potencoi ajo.

Vitorino theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë përpjekje për të parandaluar tendencën në rritje të punës së detyruar dhe martesës së detyruar të emigrantëve.

Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s, Guy Ryder deklaroi se masat kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të koordinohen për të reduktuar skllavërinë moderne. “Sindikatat, punëdhënësit, organizatat, organizatat joqeveritare dhe qytetarët e thjeshtë kanë rëndësi kritike në këtë luftë”, tha ai.

Related posts

‘Stop gjenocidit’: Mijëra njerëz dalin në rrugë në Londër në solidaritet me Gazën

RTI

Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për takim: I indinjuar me heshtjen e saj

rezart morina

Kurti në Reçak: Walkeri që 25 vjet ndërkombëtari më i urryer në Serbi

admin6