Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur vranë të paktën 579 persona në Pakistan gjatë muajit të kaluar.
Komunitetet në provincën e varfër jugperëndimore të Balochistanit ishin ndër më të goditurat, tha një agjenci qeveritare.
Agjencitë qeveritare dhe ushtria kanë ngritur kampe ndihme në rajonet e goditura nga përmbytjet dhe po punojnë për të ndihmuar në evakuimin e familjeve dhe sigurimin e ushqimit dhe ilaçeve.
Përveç viktimave, përmbytjet kishin dëmtuar më shumë se 46.200 shtëpi, tha të premten Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive.
“Ne po bëjmë çmos për të ofruar ndihmë dhe rehabilitim të gjerë të viktimave të përmbytjeve,” tha kryeministri Shehbaz Sharif gjatë një vizite në zonat e goditura.
Por qeveria provinciale e Balochistan tha se kishte nevojë për më shumë fonde dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare për ndihmë.
“Humbjet tona janë masive”, tha kryeministri i provincës Abdul Qudoos Bezenjo.
Kishte mungesa ushqimore në çdo qark të goditur nga përmbytjet. Bezenjo tha se krahina e tij kishte nevojë për “ndihmë të madhe” nga qeveria dhe agjencitë kombëtare të ndihmës.
Muaji i kaluar ishte më i lagështi në tre dekada, me 133% më shumë shi se mesatarja për 30 vitet e fundit, tha autoriteti i fatkeqësive. Në Balochistan, i cili kufizohet me Iranin dhe Afganistanin, ra 305% më shumë shi se mesatarja vjetore, tha agjencia e fatkeqësive. /abcnews