RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rohde: Linçimet ndaj policëve të rinj serbë të ndalen menjëherë

rohde:-lincimet-ndaj-policeve-te-rinj-serbe-te-ndalen-menjehere

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka mbështetur qëndrimin e shefit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, lidhur me raportimet se ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb ka nisur një fushatë linçuese nga përdorues serbë të rrjeteve sociale.

Rohde ka thënë se kjo fushatë frikësimi është shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë.

“Policët e rinj nga komunitetet boshnjake, rome, serbe dhe turke të Kosovës meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka shkruar ai në Tëitter.

Pietro Barbano, e ka quajtur të papranueshëm çdo lloj kërcënimi apo frikësimi që bëhet.

“Jam shumë i shqetësuar nga raportimet e mediave lidhur me mesazhet kërcënuese kundër policëve të rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm, dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe ajo përfaqëson tërë popullsinë e Kosovës”, është shprehur ai.

Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet joshumicë. Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq.

Related posts

Izraeli vazhdon të kufizojë faljen e namazit të xhumasë në Mesxhid Al-Aksa

admin

BE: Sulmet ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës përbëjnë krime lufte

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

rezart morina