RTV AHIRETI
Shëndetësi

6 ushqime që rrisin prodhimin e qumështit

6-ushqime-qe-rrisin-prodhimin-e-qumeshtit

Nëse pas lindjes nuk po arrini ta ngopni foshnjën tuaj me qumësht, mos u shqetësoni. Për fat të mirë mund të provoni disa mënyra për të stimuluar rritjen e sasisë së qumështit. Mes tyre janë edhe ushqime të caktuara.

6 ushqime që ndihmojnë në rritjen e furnizimit me qumësht gjiri:

Tërshëra

Tërshëra e kombinuar me fruta, kanellë ose mjaltë janë të mbushura me fibra, ju japin energji dhe rrisin prodhimin e qumështit. Ky produkt mund të përdoret nga të gjitha nënat, pasi edhe çmimi i tij është mjaft i ulët.

Spinaqi

Shumë i pasur me hekur, spinaqi është shumë i dobishëm të përdoret si pjatë dytësore në darkë, pasi shton sasinë e qumështit që prodhoni. Nëse nuk ju pëlqen spinaqi, mund ta zëvendësoni me panxhar.

Hudhra

Hudhra njihet si aleate e shëndetit për të parandaluar disa lloje kanceri, por gjithashtu ndihmon rritjen e prodhimit të qumështit.

Fara Fenugreek

Këto fara punojnë për të stimuluar prodhimin e qumështit duke filluar nga 24 orë pas konsumit të tyre. Këshillohet të përdoren të shoqëruara me çaj.

Kajsitë

Mund t’ju ndihmojnë të prodhoni më shumë qumësht dhe gjithashtu janë një burim i mirë i kalçiumit.

Ushqime të tjera që duhet të shtoni në listën tuaj për të rritur prodhimin e qumështit janë salmoni, bajamet, orizi kaf, kopër, fara susami etj.

Related posts

Lëngu i domates plot përfitime shëndetësore

rezart morina

Agjërimi pesë-ditor në muaj mund të luftojë kancerin dhe sëmundje tjera

rezart morina

Qëndroni shumë orë ulur? Nga dëmtimi i zemrës te rritja e rrezikut të kancerit, ja efektet negative që ka në shëndet

admin