RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Pensionistët protestojnë, kërkojnë rritje të pensioneve

rmv:-pensionistet-protestojne,-kerkojne-rritje-te-pensioneve

Pensionistët nga Shkupi kanë protestuar të mërkurën para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke iu bashkuar pensionistëve të qyteteve tjera që tashmë disa ditë shprehin revoltën e tyre duke kërkuar rritje të pensionit minimal, respektivisht kërkojnë rritje të pensionit për 3. 500 denarë dhe jo rritje për 6 për qind ashtu siç ka paralajmëruar Qeveria. Gjatë protestës ata thanë se me pensionin minimal prej 12.000 denarësh nuk mund të jetohet, pasi është rritur kostoja e jetesës, faturat e energjisë elektrike dhe të ujit janë më të larta, si dhe janë rritur shpenzimet për ushqim.

“Pensioni aktual nuk plotëson as nevojat minimale për një jetësë normale të njerëzve. Situata në të cilën ndodhen pensionistët me pensionet e tyre është e padurueshme, thjesht nuk mund të jetohet me kaq pak para. Rritja e pagave për funskionerët për 78 për qind u bë e mundur menjëherë, ndërsa për ne është rruga e gjatë”

Ndërsa pensionistja Vera Stojanovska tha se me pensionin minimal prej 12 mijë denarësh nuk mund të jetojnë, pasi nuk mund të blejnë ushqimet që kanë nevojë, ndërsa kërkoi që pensioni të jetë nga 20 mijë deri në 25 mijë denarë.

“Me pension minimal prej 12.000 denarë nuk mund të jetojmë, jo vetëm unë, por edhe kolegët e mi që janë mbprapa meje. Më së paku pensioni të jetë 25.000 denarë, është rritur çmimi i energjisë elektrike, çmimi i ngrohjes është rritur, dhe të mos flasim për ushqimet, ende nuk kemi ngrënë shalqi. Kërkojmë që më së paku pensionet të jenë nga 20 deri në 25 mijë denarë”.

Tanimë disa ditë pensionerët në disa qytetet të Maqedonisë së Veriut, si në Tetovë, Sveti Nikollë, Shtip, Kërçovë, Kumanovë dhe Veles, po protestojë për rritje të pensioneve minimale, ndërsa për më 14 gusht kanë paralajmëruar protestë të përbashkët në Shkup.

Related posts

Fillojnë reduktimet e rrymës në Kosovë

admin

Gjukanoviq: Mali i Zi në krizë të thellë institucionale dhe politike

admin

Djali i Muamar Gadafit në ‘gjendje kritike’ në spital, shkak greva e urisë

rezart morina