RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

7 milionë ukrainas u larguan që nga nisja e luftës

7-milione-ukrainas-u-larguan-qe-nga-nisja-e-luftes

Rreth shtatë milionë ukrainas janë larguar nga Ukraina, qëkur nisi agresioni rus më 24 shkurt, raportoi BBC-ja të dielën.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Tetyana Berezhna, deklaroi se lufta po e shkatërron tregun ukrainas të punës dhe sipas saj, nga 10 milionë të punësuar, 5 milionë prej tyre kanë humbur vendin e punës.

Ajo shtoi se edhe qindra punëtorë u vranë nga forcat ruse.

“Lufta po e shkatërron tregun ukrainas të punës. Luftimet vazhdojnë ku ishin punësuar 10 milionë punëtorë. Të paktën 5 milionë njerëz humbën punën e tyre. Qindra punëtorë vdiqën në luftime. Si rezultat i armiqësive, rreth 7 milionë njerëz janë larguar tashmë nga vendi. Niveli i papunësisë është rritur ndjeshëm”, deklaroi Berezhna në Forumin Ekonomik polako-ukrainas.

Ukrainasit e larguar ishin këshilluar ditë më parë që mos të kthehen aktualisht në Ukrainë për shkak të sigurisë.

Rusia po shkatërron infrastrukturën kritike dhe një pjesë e ukrainasve kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm dhe pa ngrohje. /koha

Related posts

Irani përsërit sovranitetin e tij mbi ishujt e pretenduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe

admin

Përmbaruesi Privat bllokon përsëri llogaritë e Telekomit të Kosovës për rastin Z-Mobile

admin

Ministri i Brendshëm serb: Ne e dimë se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin

rezart morina