Interesi për vitaminën D dhe rolin e saj, natyrisht se gjatë dimrit sa vjen e rritet.
Ne e dimë se vitamina D ndikon në shumë funksione trupore, duke përfshirë shëndetin e kockave, sëmundjet autoimune si dhe në kujdesin e lëkurës.
Disa nga produktet të cilat përmbajnë vitaminë D janë:
-Peshku
-Lëngu i portokalli i fortifikuar me vitaminë D
-Qumështi
-Sardelet
-Mëlçia e viçit
-E kuqja e vezës
-Drithërat e fortifikuara
Vitamina D është njëkohësisht një lëndë ushqyese që hamë dhe një hormon që prodhon trupi ynë. Është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e cila dihet prej kohësh se ndihmon trupin të absorbojë dhe mbajë kalciumin dhe fosforin.
Studimet laboratorike tregojnë se vitamina D mund të zvogëlojë rritjen e qelizave kancerogjene, të ndihmojë në kontrollin e infeksioneve dhe të reduktojë inflamacionin. Shumë nga organet dhe indet e trupit kanë receptorë për vitaminën D, të cilat sugjerojnë role të rëndësishme përtej shëndetit të kockave, dhe shkencëtarët po hetojnë në mënyrë aktive funksione të tjera të mundshme.