RTV AHIRETI
Shëndetësi

7 produkte ushqimore me përbërje të vitaminës D

7-produkte-ushqimore-me-perberje-te-vitamines-d

Interesi për vitaminën D dhe rolin e saj, natyrisht se gjatë dimrit sa vjen e rritet.

Ne e dimë se vitamina D ndikon në shumë funksione trupore, duke përfshirë shëndetin e kockave, sëmundjet autoimune si dhe në kujdesin e lëkurës.

Disa nga produktet të cilat përmbajnë vitaminë D janë:

-Peshku

-Lëngu i portokalli i fortifikuar me vitaminë D

-Qumështi

-Sardelet

-Mëlçia e viçit

-E kuqja e vezës

-Drithërat e fortifikuara

Vitamina D është njëkohësisht një lëndë ushqyese që hamë dhe një hormon që prodhon trupi ynë. Është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e cila dihet prej kohësh se ndihmon trupin të absorbojë dhe mbajë kalciumin dhe fosforin.

Studimet laboratorike tregojnë se vitamina D mund të zvogëlojë rritjen e qelizave kancerogjene, të ndihmojë në kontrollin e infeksioneve dhe të reduktojë inflamacionin. Shumë nga organet dhe indet e trupit kanë receptorë për vitaminën D, të cilat sugjerojnë role të rëndësishme përtej shëndetit të kockave, dhe shkencëtarët po hetojnë në mënyrë aktive funksione të tjera të mundshme.

Related posts

Nuk jeni duke marrë mjaftueshëm kalcium? Ja disa nga ushqimet ku mund ta gjeni

Muhamet Ramadani

Për stresin dhe zemrën, shtatë ushqime ideale të pasura me magnez

admin

Mësoni sa duhet ta keni presionin e gjakut sipas moshës që keni

admin