RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë

700-milione-dollare,-aeroplanet-luftarake-turq-pritet-te-forcohen-me-motore-amerikane

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po planifikon ta avancojë çështjen e shitjes së disa motorëve të aeroplanëve për Turqinë, në vlerë qindra miliona dollarë, pavarësisht kundërshtimeve nga disa pjesëtarë të Kongresit amerikan.

Siç ka raportuar “Reuters”, planet janë që çështja të ecën përpara samitit të NATO-s që pritet të mbahet në Ankara muajin e ardhshëm.

Motorët, të prodhuar nga “General Electric”, do të forcojnë aeroplanët e parë luftarakë turq, KAAN. Sipas raportimeve, pakoja e blerjes mbërrin në më shumë se 700 milionë dollarë.

Dy shtetet gëzojnë raporte të mira në përgjithësi. Megjithatë së fundmi ato u përballën me mospajtime pasi Washingtoni vendosi të heqë një program për aeroplanët turq, pasi Ankaraja u furnizua me sisteme ruse të mbrojtjes.

I pyetur për planet amerikane në Samitin në Ankara, Trumpi u ka thënë ditë më parë gazetarëve se “planifikon të bëjë diçka që do t’i bëjë të lumtur”.

Related posts

Rusia lëshon mbi 1000 bomba, dronë dhe raketa në Ukrainë brenda një jave

admin

Media amerikane: Presidenti ukrainas viziton Kapitolin e SHBA-së

admin

“Akuza të fabrikuara nga Serbia”/ Pritet vendimi për ish-krerët e UÇK në Hagë, Mediu: Pafajësia, i vetmi verdikt! Janë heronj të lirisë të Kosovës dhe shqiptarisë

admin