RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

72,234 të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

72,234-te-vrare-ne-gaza-qe-nga-fillimi-i-luftes

Burime mjekësore në Gaza kanë njoftuar se numri i viktimave nga ofensiva e Izraelit ka arritur në 72,234 të vrarë dhe 171,852 të plagosur që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 7 viktima të reja dhe 13 persona të plagosur.

Po ashtu u bë e ditur se që nga armëpushimi i arritur më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 658, ndërsa i të plagosurve në 1,754. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin edhe 756 trupa nga rrënojat.

Autoritetet shëndetësore shtuan se 91 viktima të tjera janë përfshirë në statistikat zyrtare pasi janë verifikuar dhe identifikuar nga komisioni përkatës gjatë fillimit të muajit mars.

Megjithatë, sipas tyre, shumë viktima ende ndodhen nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë deri tek ato. /mesazhi

Related posts

Kalimet ilegale ‘sfidojnë’ ligjet angleze, mbi 10 mijë kalime në 6 muaj

admin

Kremlini: Ne po punojmë për paqe, jo për armëpushim në çështjen e Ukrainës

Muhamet Ramadani

Vuçiq me Dodikun: Do të organizohet një takim i të gjitha “autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe RS-së

admin