RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulm me raketë ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, dëmtohet sistemi i mbrojtjes

sulm-me-rakete-ndaj-ambasades-amerikane-ne-bagdad,-demtohet-sistemi-i-mbrojtjes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, u vu nën sulm me raketë herët sot, raportuan mediat lokale duke cituar një burim sigurie, transmeton Anadolu.

Burimi i ka thënë agjencisë së lajmeve Shafaq News se sulmi rezultoi me shkatërrimin “plotësisht” të sistemit të mbrojtjes ajrore C-RAM të ambasadës, i cili përdoret për të interceptuar raketa dhe predha që vijnë.

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima dhe zyrtarët amerikanë ende nuk e kanë komentuar për incidentin.

Që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën sulme të përbashkëta kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë rreth 1.200 persona, përfshirë udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei, luftimet janë përshkallëzuar.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

Related posts

Aktivistët mjedisor organizojnë protestë para ndërtesës së Senatit në Romë – VIDEO

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Nuk ka asnjë çështje mes Türkiyes dhe Greqisë që nuk mund të zgjidhet

admin

Gjashtë të plagosur pasi mbetjet e një droni bien në Abu Dhabi

Hevzi