Tre palestinezë vriten në sulmet izraelite në qytetin e Gazës gjatë pasditës së sotme
Tre palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të shtunën në mbrëmje nga sulmet me dron të ushtrisë izraelite në zona të ndryshme të qytetit të Gazës.
Sipas burimeve lokale, një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën pas një sulmi në lagjen Sabra, në jug të qytetit të Gazës.
Në një sulm tjetër, dy persona humbën jetën pasi një dron izraelit goditi çatinë e një shtëpie në rrugën Al-Aqsa, në lagjen Tel al-Hawa, në jugperëndim të qytetit.
Më herët gjatë ditës, burime mjekësore njoftuan se numri i përgjithshëm i viktimave në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, ka arritur në 73.349 të vrarë dhe 174.162 të plagosur.
Sipas të njëjtave burime, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, janë regjistruar 1.222 të vrarë, 4.053 të plagosur dhe 804 trupa të nxjerrë nga rrënojat. Autoritetet shëndetësore theksojnë se shumë viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja ose në rrugë, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë mundësi të arrijnë në të gjitha zonat e goditura. /mesazhi

