RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

73,246 të vrarë në Gaza që nga tetori 2023

73,246-te-vrare-ne-gaza-qe-nga-tetori-2023

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor 2023 ka arritur në 73,246, ndërsa 173,727 persona janë plagosur, njoftuan burime mjekësore në Gaza.

Sipas tyre, gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë dërguar 13 të vrarë dhe 18 të plagosur.

Burimet mjekësore thanë se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, janë vrarë 1,123 persona, ndërsa 3,616 të tjerë janë plagosur. Gjatë së njëjtës periudhë janë nxjerrë nga rrënojat edhe 800 trupa.

Po ashtu, bëhet e ditur se shumë viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk kanë mundësi të arrijnë deri te ta. /mesazhi

Related posts

Përfundon seanca në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve

admin

Zelensky: Që Putin të kërkojë paqe, duhet që ai të bëhet më i dobët dhe Ukraina më e fortë

Muhamet Ramadani

Iraku: Streha e ISIS-it u shkatërrua, terroristët u vranë në sulmet ajrore në Kirkuk

Irfan Jahiu