RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria izraelite do të legalizojë tre koloni të reja në Bregun Perëndimor të okupuar

qeveria-izraelite-do-te-legalizoje-tre-koloni-te-reja-ne-bregun-perendimor-te-okupuar

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, ka urdhëruar legalizimin e tre qendrave të vendbanimeve në pjesën jugore të Bregut Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu.

Ministri Smotrich gjithashtu ka një rol mbikëqyrës mbi aktivitetet e kolonive brenda Ministrisë së Mbrojtjes izraelite. Ai mbrëmë tha se do të avanconte zhvillimin e tre vendbanimeve.

Vendbanimet që do të legalizohen janë vendbanimet Avigail dhe Asael në pjesën jugore të Bregun Perëndimor dhe Beit Hogla në pjesën juglindore.

“Gjëra të mëdha po ndodhin me vendbanimet,” shkroi Smotrich në rrjetet sociale.

Duke përdorur emra biblikë për Bregun Perëndimor, ai shtoi se qeveria izraelite po promovon “një politikë të djathtë, sioniste dhe nacionaliste, e cila e sheh zhvillimin e vendbanimeve në Jude dhe Samari si një pasuri për Shtetin e Izraelit”.

Sipas grupit izraelit të të drejtave të njeriut “Peace Now”, qeveria izraelite ka njoftuar planet për të ndërtuar 12.885 njësi të tjera vendbanimesh në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Vlerësimet tregojnë se rreth 700 mijë kolonë hebrenj jetojnë në më shumë se 250 vendbanime në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Kudsin Lindor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

Related posts

Gjykata franceze pro Macron, miraton reformën në pensione

rezart morina

Izrael, politikani homoseksual emërohet kryetar i parlamentit

admin

90 mijë besimtarë falin namazin e taravisë në xhaminë Al-Aksa pavarësisht kufizimeve izraelite

admin