Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 73,919, ndërsa 174,977 persona janë plagosur, sipas burimeve mjekësore në Gaza.
Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Gazës janë dërguar trupat e pesë personave të vrarë, përfshirë katër të vrarë së fundmi dhe një person që ndërroi jetë nga plagët e marra më herët. Gjithashtu, janë raportuar 25 të plagosur.
Që nga armëpushimi i 11 tetorit, numri i të vrarëve ka arritur në 1,399, ndërsa 4,863 persona janë plagosur. Ndërkohë, nga rrënojat janë nxjerrë 834 trupa.
Burimet mjekësore thanë se një numër viktimash vazhdojnë të jenë nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ekipet e ambulancave dhe të shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek ata. /mesazhi

