RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i turk pritet të vendoset në veri

kfor-i-turk-pritet-te-vendoset-ne-veri

Sot është bërë një javë nga nisja e protestave të qytetarëve serb në komunat veriore të Kosovës. Java është përshkuar me incidente të ndryshme ku nuk janë kursyer as ushtarët e KFOR-it.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se së shpejti në komunat veriore pritet të stacionohen ushtarët e KFOR-it turk.

Qindra ushtarë të KFOR-it turk janë bërë gati për mbajtjen e rendit në komunat e “nxehta” ku edhe pas një jave po vazhdojnë protestat e serbëve.

Aktualisht në komunat veriore janë të vendosur trupat e KFOR-it amerikan, hungarez, polak dhe italianë.

30 ushtarë të kontigjentit hungarez kanë mbetur të lënduar të hënën që lamë pas nga sulmet e organizuara të protestuesve serbë./ë

Related posts

Rryma për veriun: S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012

admin

Në burg për përdhunim dhe ngacmim seksual, producenti i njohur përfundon në spital për operacion urgjent në zemër

admin

Kosova në zgjedhje pas dështimit për Presidentin/ “S’mund të qeveriset me dhunën e kartonëve”, Paskal Milo ‘shuplakë’ politikës: Etja për pushtet, ide e rrezikshme!

admin