RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

74 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba për shkelje në trafik

74-aksidente-per-24-ore-ne-kosove,-mbi-2-mije-gjoba-per-shkelje-ne-trafik

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 74 aksidente trafiku, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.

Prej tyre, 28 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 46 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,096 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugëve.

Related posts

Iz’raeli vr’et 20 pa’lestinezë të tjerë, numri i të vd’ekurve arrin në 41.300

admin

Johnson dorëhiqet pasi mashtroi Parlamentin britanik

Muhamet Ramadani

Trazira në burgjet e Brazilit – VIDEO

admin