RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trazira në burgjet e Brazilit – VIDEO

trazira-ne-burgjet-e-brazilit-–-video

Garda Kombëtare ka patrulluar në verilindje të Brazilit pas tri netësh trazira që nisën me urdhrin e anëtarëve të burgosur të bandave kriminale.

Gjatë këtyre trazirave kanë mbetur të vdekur tre persona ndërkaq janë djegur disa autobusë.

Pjesa më e madhe e dhunës ka ndodhur në shtetin Rio Grande do Norte, ku dhjetëra qytete janë përballur me sulmet me armë në ndërtesa publike dhe zjarrvënie në autobusë dhe pika karburanti.

Pronari i një supermarketri ishte në mesin e të vdekurve nga këto trazira.

Gjithashtu, një protestues në Rio Grande do Norte dhe një tjetër në shtetin fqinj Paraiba mbetën të vdekur nga të shtënat me policinë.

Shkollat në të dy shtetet kanë anuluar mësimet nga frika se autobusët shkollorë mund të ishin shënjestër e këtyre bandave.

Sekretari i sigurisë publike i Rio Grande do Norte, ka njoftuar se sulmet ishin urdhëruar nga brenda burgut më të madh të shtetit, pasi gardianët refuzuan t’i plotësonin kërkesat e të burgosurve për televizion, vizita bashkëshortore dhe energji elektrike.

Disa media braziliane theksuan gjithashtu kushtet e tmerrshme brenda burgjeve, duke cituar një raport të vitit të kaluar nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Shtetësisë që tregonte se të burgosurit iu nënshtruan torturës, ushqimit të keq dhe kushteve josanitare.

Dhuna ka vazhduar pavarësisht vendosjes këtë javë të mbi 220 trupave të gardës kombëtare në rajon.

Ministria braziliane e Drejtësisë ka urdhëruar një grup të ri pune për ta rritur sigurinë brenda sistemit të burgjeve, në përpjekje për të eliminuar çdo orkestrim të dhunës nga të burgosurit.

Related posts

OKB-ja thotë se mbi 6 mijë civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës

admin

Krasniqi paralajmëron investime 3 milionë euro në ndërtimin e shtëpive në veri

admin

Lajçak: Aktualisht s’ka ndonjë progres për Asociacionin, pa të s’ka normalizim raportesh

admin