RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

75 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

75-paciente-me-covid-19-po-trajtohen-ne-spitalet-e-vendit

Është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, përgjatë javëve të fundit.

Si pasojë pati edhe rritje të numrit të atyre të cilët kërkojnë trajtim shëndetësorë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Tani për tani në kuadër të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme janë 75 pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët po vazhdojnë të trajtohen, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 75 pacientë me Covid-19.

Raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 25 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.

Related posts

Një gotë qumësht në mëngjes, redukton rrezikun nga diabeti

admin

Këto janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i kosit

RTI

Digjen edhe tri vetura në veri të vendit

rezart morina