RTV AHIRETI
Shëndetësi

8 përfitimet shëndetësore të çajit me mente që duhet të dini

8-perfitimet-shendetesore-te-cajit-me-mente-qe-duhet-te-dini

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj.

Në këtë artikull, AgroWeb.org duke u bazuar në studimet dhe kërkimet e shumta, do të shqyrtojë përfitimet shëndetësore të çajit të mentes.

Ndihmon me tretjen

Gjethet e mentes janë të pasura me antioksidantë dhe fitoushqyes, që i vijnë në ndihmë stomakut dhe përmirësojnë tretjen.

Por efektin më të madh e ka vaji i mentes, i cili është më i përqendruar se çaji.

Disa prova kanë treguar se vaji mund të ofrojë lehtësim për pacientët me sindromën e zorrës së irrituar.

Në rast se po mendoni të përdorni vaj ose çaj mente, për të trajtuar ndonjë problem shëndetësor, drejtohuni fillimisht tek mjeku juaj për të garantuar nëse është i përshtatshëm për ju.

Freskon natyralisht gojën

I famshmëm për shkak të aromës dhe shijes së tij të pastër e të mrekullueshme, çaji i mentes mund të ndihmojë në eleminim e erës së keqe në gojë.

Ai ka ka veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në eleminimin e mikrobeve që shkaktojnë sëmundjen e pllakave dhe mishit të dhëmbëve.

Nuk përmban kafeinë

Ndërkohë që shumë njerëz e konsumojë këtë lloj çaji pasi e pëlqejnë shijen e tij, shumë mendojnë se është një mundësi e jashtëzakonshme për të zëvendësuar pijet me kafeinë

Mbajtja larg e kafeinës, veçanërisht në mbrëmje, mund të ndihmojë me problemet me gjumin ose me tensionin.

Stimulon mendjen

Aroma e çajit të mentes stimulon trurin tuaj, duke ju bërë më vigjilent, një qasje krejtësisht e këndshme për të rritur përqendrimin tuaj.

Ka veti antibakteriale dhe antivirale

Çaji me mente mendohet se ka veti kritike antivirale dhe antibakteriale, duke ndihmuar kështu imunitetin e trupit tuaj.

Lehtëson dhimbjet e kokës

Mentoli mund të jetë një zgjidhje e sigurt dhe tërheqëse për të tratuar dhimbjet e kokës.

Gjithashtu ju mund të provoni të aplikpni vaj esencial menteje në zonën e tëmthit dhe vetullave, në rast kur keni dhimbje koke.

Pastron sinuset

Mentoli, mund të ndihmojë në luftimin e problemeve të sinuseve.

Prandaj ndësa konsumoni çajin me mente, sigurohuni që po thithni edhe avullin që lëshon çaji i nxehtë.

Related posts

A duhet ta vaksinoni fëmijën kundër gripit? Cilët të vegjël nuk duhet ta marrin vaksinën

Muhamet Ramadani

Ndiheni “të fryrë”, ja lista me ushqime që ju ndihmojnë të lehtësoheni

admin

Këto ushqime fshehurazi dëmtojnë dhëmbët

admin