RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Etiopi, 23 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut

etiopi,-23-persona-humben-jeten-nga-rreshqitjet-e-dheut

Raportohet se 23 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut në veri të Etiopisë, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu në rajonin Gondar të shtetit Amhara të Etiopisë.

Nga rrëshqitja e dheut humbën jetën 23 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë që 2.700 persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, rreth 2 mijë hektarë tokë të kultivuar u shkatërruan.

Administrata rajonale ka nisur punën për të prekurit nga rrëshqitja e dheut.

Instituti Meteorologjik Etiopian paralajmëroi se rreziku i rrëshqitjeve të dheut do të rritet për shkak të shirave të dendur.

Dhjetë persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu në rajonin Tigray të Etiopisë më 24 gusht.

Related posts

Presidenti algjerian dhe homologu i tij francez diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

admin

Libani u trondit nga sulme vdekjeprurëse me radiolidhje dhe pejxherë

RTI

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë ngritje të pagave

rezart morina