RTV AHIRETI
Lajme

VLEN: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti

vlen:-nisma-per-kontestimin-e-dygjuhesise-eshte-tentim-per-grusht-shteti

VLEN ka reaguar në lidhje iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Nga VLEN thonë se “duke pasur parasysh faktin se iniciativa vjen nga një parti anti-NATO që glorifikon regjimin komunist të Enver Hoxhës, më e pakta që presim është që kjo të refuzohet me konstatimin se është një përpjekje për grusht shteti. Kjo veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për kontestimin e procesit të hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pa u thelluar në përmbajtjen e tij”.

Nga VLEN gjithashtu thonë se “nëse një iniciativë e tillë eventualisht pranohet, atëherë hapet Kutia e Pandorës edhe për ndryshimin e emrit kushtetues, i cili gjithashtu u krye pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm të Republikës, Gjorge Ivanov”.

 

The post VLEN: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidenti ukrainas: Aneksimi rus është i pavlefshëm

admin

Lideri separatist paralajmëron ndarjen e Bosnjës

admin6

Vladimir Putin betohet për herë të 5-të si President i Rusisë, ceremonia bojkotohet nga Perëndimi

admin