RTV AHIRETI
Lajme

Zgjedhjet 2025 – fillon periudha për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

zgjedhjet-2025-–-fillon-periudha-per-certifikimin-e-subjekteve-politike-dhe-dorezimin-e-listes-se-kandidateve-per-deputete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

“Gjatë periudhës 102 ditore (1 shtator – 11 dhjetor 2024), kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për subjekte politike > Certifikimi i subjekteve politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike/ /Telegrafi/

The post Zgjedhjet 2025 – fillon periudha për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“Defender Europe 23” – ​Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në Ballkan

admin

Kurti nga Britania e Madhe: Serbia deshi ta aneksojë veriun e Kosovës si Rusia Donbasin

rezart morina

Të paktën 5 të vdekur nga përmbytjet në Kazakistan

admin