RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti nga Britania e Madhe: Serbia deshi ta aneksojë veriun e Kosovës si Rusia Donbasin

kurti-nga-britania-e-madhe:-serbia-deshi-ta-aneksoje-veriun-e-kosoves-si-rusia-donbasin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste në Britani të Madhe. Ai ka thënë se e ardhmja dhe e tashmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia.

Në Liverpul, Kurti ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit duke thënë se “Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut”.

“Duke folur për sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit, kryeministri Kurti u shpreh se Serbia, si një aleate e Rusisë, tentoi që të kopjojë skenarin e Donbasit me qëllim të pushtimit të veriut. Rritja e pranisë ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës u përshkrua si e paprecedentë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, kurse pamjet e sekuestruara nga dronët që ishin në posedim të grupit terrorist zbuluan se trupat paramilitare ishin trajnuar në bazat zyrtare të ushtrisë serbe, duke dëshmuar kështu në mënyrë të pakundërshtueshme përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë në planifikim të sulmit që u krye dy javë më parë në Banjskë, me 24 shtator”, ka njoftuar Kryeministria.

Megjithatë, Kurti theksoi se “e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës, sikurse as paqja dhe siguria e Evropës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, dhe se perspektiva për paqe, drejtësi, dhe prosperitet në një kohë me plotë sfida varet nga ajo çka zgjedhim të bëjmë dhe si zgjedhim të veprojmë së bashku”.

Gjatë këtij fjalimi, Kurti ndër të tjera ka thënë se ndikimi i Partisë Laburiste në fatin e Kosovës ka qenë i rëndësishëm dhe i madh.

Related posts

Aliu nënshkruan 10 udhëzime administrative, që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

RTI

Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

rezart morina

Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshjen IPA-2022 në vlerë mbi 62 milionë euro

admin