RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti egjiptian Sisi nesër për vizitë zyrtare në Turqi

presidenti-egjiptian-sisi-neser-per-vizite-zyrtare-ne-turqi

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi do të zhvillojë vizitë zyrtare në Turqi të mërkurën për të bashkëkryesuar takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, transmeton Anadolu.

Sisi do të vizitojë Turqinë me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Si pjesë e vizitës, presidenti Erdoğan dhe presidenti el-Sisi i Egjiptit do të bashkëkryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, i cili u ristrukturua në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar gjatë vizitës së presidentit Erdoğan në Kajro më 14 shkurt 2024”, tha Zyra e Komunikimeve.

Gjatë takimit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Egjipt dhe do të trajtohen hapat e mundshëm që synojnë thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, gjatë bisedimeve do të shkëmbehen edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe globale, veçanërisht sulmet izraelite në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze. Gjithashtu do të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme dypalëshe.

Related posts

Rrëfimi i viktimës: Isha shtatzënë, më dhunuan në sy të fëmijëve

rezart morina

Moska futi Zelenskyn në listën e të kërkuarve, reagon Kievi: Njoftim i pavlerë! Makineria shtetërore ruse në dëshpërim për vëmendje

admin

Hezbollahu sulmon Izraelin me qindra raketa, ndërsa avionët izraelitë godasin objektivat në Liban

admin