RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE mbështet Turqinë me 220 milionë euro për menaxhimin e kufijve

be-mbeshtet-turqine-me-220-milione-euro-per-menaxhimin-e-kufijve

Komisioni Evropian (KE) njoftoi se do të japë 220 milionë euro mbështetje për të përmirësuar kontrollet në kufirin lindor të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e KE-së thuhet se me paketën përfundimtare prej 220 milionë eurosh të miratuar sot, mbështetja e BE-së në programet për refugjatët dhe menaxhimin e kufijve në Turqia ka arritur në 1.2 miliardë euro në vitin 2022.

Theksohet se këto fonde janë pjesë e paketës shtesë prej 3 miliardë eurosh të shpallur në qershor të vitit 2021 për ndihmën e BE-së për azilkërkuesit në Turqi për periudhën 2021-2023.

Komisari i BE-së për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Oliver Varhelyi tha se: “Kjo paketë ndihme është një tregues se BE-ja vazhdon të përmbushë angazhimin e saj për të bashkëpunuar me Türkiye-n në pritjen e azilkërkuesve dhe në adresimin e flukseve të emigracionit të paligjshëm”.

Ai theksoi se BE-ja dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë në kuadër të Marrëveshjes së Migracionit të Marsit 2016. Varhelyi tha se me paketën 220 milionë euro do të sigurohen pajisje monitoruese të teknologjisë së avancuar për të parandaluar migrimin e parregullt në kufijtë lindorë të Turqisë.

Në deklaratë thuhet se Turqia është vendi që ka pritur numrin më të madh të refugjatëve në botë që nga viti 2015 dhe se në Turqi janë rreth 4 milionë refugjatë. Më tej thuhet se Turqia  ka bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim.

Në deklaratë thuhet se BE-ja ka miratuar 9.5 miliardë euro ndihmë për azilkërkuesit dhe komunitetet pritëse në Turqi që nga viti 2015.

Theksohet se gjithsej 6 miliardë euro prej tyre përfshinin ndihmën e marrëveshjes Turqi-BE në 18 mars 2016 dhe deri më sot janë paguar 4.9 miliardë euro.

Related posts

Polonia nis negociatat me SHBA-në për blerjen e raketave ‘Hellfire’

admin

Takimi i Konjufcës me delegacionin e Kongresit amerikan, flasin për ngritjen e Institutit Parlamentar

admin

Arabia Saudite bëhet partner dialogu i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

rezart morina