RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundojnë ushtrimet e KFOR-it mbi Urën e Ibrit

perfundojne-ushtrimet-e-kfor-it-mbi-uren-e-ibrit

Kanë përfunduar ushtrimet e ushtarëve të KFOR-it nga Ura e Ibrit pas disa orësh.

Tëvë1 më herët raportoi për shtimin e forcave të KFOR-it, mbi Urën e Ibrit, ku sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit të së shtunës.

Kurse edhe ditë më parë janë parë trupa e automjete të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Ndryshe, KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër.

Qeveria e Kosovës në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Megjithatë, vendet e QUINT-it deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafik të Urës në këtë moment.

Ndërkohë Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, deklaroi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Related posts

Shpëtohen 46 emigrantë në Lesvos, vijojnë kërkimet për një grua

Muhamet Ramadani

Thënë nga Hakan Fidan: me cilat shtete po krijon aleancë anti-islame Izreli?

Muhamet Ramadani

Numër rekord i muslimanëve fituan ulëse në Parlamentin britanik, përkundër islamofobisë në rritje

admin